Gjakovarët: Mbushim stadiumin në stërvitje më shumë se të tjerët në ndeshje, turp që nuk investoni te ne

Tifo-grupi gjakovar, Kuqezinjtë e Jakovës, kanë reaguar ashpër ndaj institucioneve shtetërore për mos-investim në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë.

Ata janë shprehur të indinjuar me këtë fakt, duke shkruar se Vëllaznimi ka më shumë shikues në stërvitje se shumë skuadra tjera nëpër ndeshje, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Nuk është normale të investohet në të gjitha stadiumet e Kosovës, e në stadiumin e GJakovës ku gjithmonë ka rekord në shikueshmëri, jemi lënë mbrapa. 300 tifozë mbledhen për të shikuar stërvitjet, e në disa ndeshje të Superligës nuk ka më shumë se 300 tifozë”.

“Kaluan shumë kryetarë të Komunës, shumë kryeministria dhe premtime të rrejshme. Ka ardhë dita që ju nuk vleni”, shkruajnë Kuqezinjtë në faqen e tyre.