Gerrard ndëshkohet me karton të kuq pas 40 sekondave (VIDEO)

Steven Gerrard është inkuadruar në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, por është ndëshkuar me karton të kuq pas vetëm 40 sekondave lojë.

Gerrard nuk është përmbajtur pas një ndërhyrje të Herreras, pasi e ka shkelur këtë të fundit, gjest të cilin e vërejti gjyqtari dhe e ndëshkoi me karton të kuq.

Gerrard është përjashtuar në momentet më të këqija për skuadrën e tij, e cila është duke humbur 2:0 në derbi kundër Unitedit.