Gerrard: Faleminderit, nuk do t’ju harroj kurrë

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka thënë disa fjalë shumë emocionuese pas përfundimit të ndeshjes, para tifozëve në “Anfield Road”.

“Momenti që nuk do ta harrojë kurrë? Ai kur kam luajtur për herë të parë për Liverpoolin, ishte një ëndërr e bërë realitet. Dua të falënderojë të gjithë punëtorët, bashkëlojtarët, trajnerët dhe sigurisht këta tifozë të mrekullueshëm”, tha Gerrard.

Më pas nisi kënga e tifozëve të ‘kuq’, e cila ia mbushi sytë me lotë kësaj legjende të madhe. /Gazeta Olle