Gerrard: Doja ta mbyllja karrierën në Liverpool

Steven Gerrard ka zbuluar se dëshira e tij ishte që karrierën ta përfundonte pikërisht në Liverpool, aty ku kaloi 17 vite.

Në një intervistë për ‘Sky Sports News’, Gerrard tregoi përse ndryshoi mendje.

“Po, doja ta përfundoja në Anfiels, kështu ishte deri në nëntor të vitit të kaluar, kurse në dhjetor mendova se më duhet të provojë edhe ndonjë sfidë të re. Erdhi LA Galaxy dhe e pranova”, theksoi Gerrard.