Gerhard Progni “motori” i SC Gjilanit në rrugëtimin drejt synimeve madhore

Gerhard Progni padyshim se është një nga futbollistët më me vlera që ka zbarkuar në futbollin kosovar ndër vite. Përveq kontributit të madh për skuadrën e Gjilanit, ai veçohet edhe për paraqitjet mbresëlënëse në fushën e lojës. Futbollistit ofanziv të ‘kuqebardhëve’ i është besuar edhe shiriti i kapitenit që nga ardhja në krye të stolit të trajnerit, Ismet Munishi.

Lojtari nga Tropoja e Shqipërisë është duke kaluar nëpër një edicion të shkëlqyeshëm, duke udhëhequr Gjilanin në hap me kreun, në dhjetë xhirot e para kampionale në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Progni prin në listën e golashënuesve të Superligës me shtatë gola gjithsej deri më tani.

34-vjeçari thotë se rëndësi për të në plan të parë janë sukseset e skuadrës, sesa ato personale. Ai gjithashtu tregon edhe kujt ia dedikon golat që ka regjistruar deri më tani.

I kënaqur se kam ndihmuar ekipin dhe për mua ka më shumë rëndësi se të shënojë gola. Më e rëndësishme është të fitojë skuadra dhe të arrijmë objektivat që ka vënë përpara klubi se objektivat e mia personale. Golat e fundit i’a dedikoj bashkëshortes time për ditëlindjen e saj‘, tha fillimisht Progni të enjten për Demokracia.com.

Nga shtatë golat e shënuar, Progni e veçon një që sipas tij ka peshën dhe rëndësinë më të madhe nga të tjerët.

Goli më i rëndësishëm normalisht se është ai kundër Dritës, pasi që ka peshën dhe rëndësinë e vet. Për më tepër që ndodheshim në një fazë që na duhej fitorja për të ecur drejt objektivave‘, theksoi ai.

I pyetur nga Gazeta se a beson se do ta arrijë rekordin e vendosur nga Mirlind Daku edicionin e kaluar me 31 gola brenda një sezoni, ai u shpreh tejet modest.

E thashë edhe më parë që golat dhe sukseset individuale nuk kanë shumë rëndësi. E rëndësishme është që të fitojë ekipi nëse do të shënojë edhe Koliçi që është në portë‘, shtoi tutje anësori i gjilanasve.

Skuadra nga Anamorava ende pa nisur edicioni kishin bërë të ditur se këtë sezon synojnë ta thonë fjalën kryesore në elitën e futbollit kosovar.

Progni shprehet optimist se ai dhe shokët e skuadrës janë në rrugë të mirë, megjithatë për shkak se ka shumë lojë deri në fund të ediconit, ai thotë se objektiv për ta është ndeshja e radhës.

Jemi në rrugë të mirë, megjithëse është ende herët. Besoj shumë te ky ekip, te ky grup lojtarësh, por objektivin e kemi nga ndeshja në ndeshje dhe tani po mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës‘, theksoi Progni.

Kapiteni i Gjilanit për dy sezone sa djerësitë fanellën e klubit është një ‘idoll’ për tifozët ‘Skifterat’. Tropojani thotë se e ndjen simpatinë që kanë tifozët ‘e kuq’ për të dhe për këtë ai është falënderues, ndërsa ka edhe një mesazh për ta.

Normalisht që ndjehem mirë dhe për këtë dua t’i falënderoj shumë. Na përkrahin dhe na respektojnë, prandaj edhe unë do të bëj gjithmonë maksimumin për ta dhe klubin‘, nënvizoi për fund, Gerhard Progni.

Gjilani pozicionohet në vendin e tretë në renditjen tabelore me 17 pikë të grumbulluara, vetëm një më pak se Ballkani lider.

Fati flet pas vazhdimit të kontratës me Barcelonën, ka disa fjalë edhe për Lionel Messin

“Dhimbje koke” për Rejan, titullari i Kombëtares mund të humbasë ndeshjet e nëntorit