Gerhard Progni fiton në dy fronte, zgjidhet sulmuesi dhe lojtari më i mirë i stinorit vjeshtor nga lexuesit e Gazetës Olle

Lexuesit e Gazetës Olle kanë zgjedhur të preferuarit e tyre në sezonin vjeshtor të Superligës së Kosovës.

Me anë të ‘reactions’ dhe komenteve, lexuesit tanë kanë zgjedhur futbollistin e Gjilanit, Gerhard Progni, si më të mirin në dy fronte, sulmuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i stinorit vjeshtor.

Kapiteni i kuqebardhëve fitoi shumicën e votave në të dy kategoritë, ku gjithsej ishin mbi 800 reagime dhe 150 komente.

Progni ishte golashënuesi më i mirë në 18 ndeshjet e stinorit vjeshtor me 12 gola të realizuar.

35-vjeçari u paraqit në 18 ndeshje, ku gjithashtu dhuroi dy asistime.

Ai ishte vendimtar në shumicën e ndeshjeve të Gjilanit, duke qenë lojtari kryesor që i dërgoi gjilanasit në pushim si lider të Superligës.

Në garën për sulmuesin më të mirë, lexuesit e Gazetës Olle në vendin e dytë e vendosën futbollistin e Drenicës, Kreshnik Ukën.

Uka ka qenë lojtari kryesor i Drenicës, ku në 13 ndeshje ka realizuar 10 gola.

Top treshen e sulmuesve me më së shumti vota e mbylli futbollisti i Llapit, Valmir Veliu.

Anësori ishte vendimtar në rikthimin e Llapit në pjesën e dytë të sezon, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 5 asistime.

Në garën për lojtarin më të mirë, lexuesit e Gazetës Olle në vendin e dytë e vendosën mbrojtësin e Dritës, Ardian Limani.

Limani ishte fantastik te bardhekaltrit, duke dhuruar dy asistime në 17 ndeshjet e zhvilluara, dhe duke ndihmuar ekipin të pranojë vetëm 11 gola, ku njëherit Drita kishte mbrojten më të mirë.

Top treshen për lojtarin më të mirë, me më së shumti vota e mbylli futbollisti i Llapit, Valmir Veliu.

Veliu ishte i treti edhe në garën për sulmuesin më të mirë të sezonit vjeshtor.

/Gazeta Olle/

 

 

Albert Dabiqaj zgjidhet mesfushori më i mirë i stinorit vjeshtor nga lexuesit e Gazetës Olle

Prishtina do të përgatitet në Antalia të Turqisë për pjesën e mbetur të edicionit