Gërbeshi porosit klubet: Jam n’deti, flasim kur të kthehem

Mbrojtësi Fidan Gërbeshi, shkëlqeu në edicionin e kaluar me skuadrën e Feronikelit, ekip me të cilën e fitoi titullin e kampionit dhe trofeun e ‘Digitalb’ Kupës së Kosovës në futboll.

Interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur disa skuadra në Kosovë e Shqipëri, mirëpo, Fidani së bashku me bashkëshorten e tij, Besartën, aktualisht nuk janë duke u brengosur për kontrata. “Aktualisht jam me pushime me gruan time në Turqi. Nuk mund të them asgjë rreth të ardhmen. Oferta kam disa, por do të vendosi vetëm kur të kthehem në Kosovë”, ka thënë për Gazetaolle.com, Fidan Gërbeshi.