Georginia Rodriguez shpërthen pas eliminimit të Ronaldos nga Kupa e Botës: Të tradhtoi shoku yt

Ëndrra e Cristiano Ronaldos për të mbyllur karrierën me një Kupë Bote ka marrë fund.

Sulmuesi portugez e mbylli në çerekfinalet e Botërorit pas humbjes 1-0 të Portugalisë ndaj Marokut, në një ndeshje ku ishte zëvendësues, duke mos lënë shenjën e tij siç kishte ëndërruar.

Ndaj ai u largua në lot nga fusha e lojës pas një sfidë që në shumë aspekte ishte historike. Pak minuta pas këtij eliminimi dhe pamjeve të Ronaldos që qante të cilat pushtuan rrjetin, reagoi edhe partnerja e tij, Georginia Rodriguez e cila e kishte mbështetur nga tribuna gjatë ndeshjes.

“Sot, shoku dhe trajneri yt vendosi gabim. Ai mik për të cilin ke kaq shumë fjalë admirimi dhe kaq shumë respekt. I njëjti mik që, duke të futur në fushë, pa se si gjithçka ndryshoi, por ishte tepër vonë. Nuk mund të nënvlerësosh lojtarin më të mirë në botë dhe armën më të fuqishme që ke në dispozicion, ashtu siç nuk mund të japësh shpirtin për dikë që nuk e meriton. Jeta na jep leksione. Sot nuk humbasim, sot mësuam”, shkruhej në postimin e saj në Instagram.

Franca e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Anglisë

Franca e dërgon Anglinë në shtëpi, luan në gjysmëfinale ndaj Marokut