Gentjan Mezani: Dominuam Dritën në pjesën e dytë, por jemi të kënaqur me barazimin

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, është shprehur i kënaqur me pikën e fituar në derbin ndaj Dritës.

Tekniku vlonjat ka theksuar që skuadra e tij e dominoi pjesën e dytë, përcjellë Gazeta Olle.

“E nisëm ndeshjen mirë, por pastaj u tërhoqëm sepse Drita na vuri në vështirësi”, deklaroi fillimisht Mezani.

“Ne e dominuam pjesën e dytë. E kemi bërë diferencën me disa aksione. Reagimi i skuadrës në pjesën e dytë ishte shumë i mirë dhe kjo është e rëndësishme për ne. Është një pikë e vlefshme”.

“Derbi luhet gjithmonë për t’u fituar, dy ekipet duan fitoren. Ishim të përgatitur për këtë ndeshje me lojtarët që kanë eksperiencë në derbi”, shtoi Mezani.

Drita mbetet mbi Gjilanin në renditje, ani pse ka dy ndeshje më tepër. /Gazeta Olle/

🚨 SUPERLIGA LIVE 🚨❌ Derbi pa tifozë, asgjë prej gjëje! Drita dhe Gjilani nuk dhurojnë emocion, e mbyllin në “paqe”!⁉️ Kush e meritoi fitoren sot? ➡️ bit.ly/37ebbzr

Gepostet von Gazeta OLLE am Sonntag, 18. Oktober 2020