Genoa nuk e ka në plane, Behrami po kërkon klub të ri

Mesfushori shqiptar Valon Behrami do të largohet nga skuadra e Genoas gjatë afatit kalimtar të janarit.

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të enjten se Behrami nuk bën pjesë në planet e klubit nga Serie A dhe për këtë arsye do të largohet.

Ai ka kontratë me Genoan deri në fund të këtij edicioni dhe krerët e klubit i kanë bërë me dije se mund të gjejë ekip tjetër gjatë këtij muaji.

Valon Behrami vazhdon te Genoa - Sinjali

Behrami 36-vjeçar këtë sezon ka pasur telashe me lëndimet dhe deri më tani ka regjistruar vetëm dhjetë paraqitje në kampionatin italian.

Ai iu bashkua Genoas në janar të vitit të shkuar si lojtar i lirë dhe për një periudhë ka qenë edhe kapiten i këtij ekipi.

Genoa, Behrami pronto a prolungare il contratto col Grifone

Genoa, aktualisht zë vendin e parafundit në Itali me 12 pikë të mbledhura pas 22 xhirove të zhvilluara.

“8 me 2” në Turqi – Superliga lëshon Kosovën

Rendtija e IFFHS për klubet më të mira në botë, Drita dhe Prishtina zënë vendin në listë