Gennaro Gattuso i detyruar t’i besojë Amir Rrahmanit në fundin e kampionatit

Napoli humbet një tjetër pjesë të rëndësishme në mbrojtje në këtë sprint final të sezonit.

Pas dëmtimit të të senegalezit Kalidou Koulibaly, Nikola Maksimovic është testuar pozitiv për COVID-19.Klubi blu e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një njoftimi të shkurtër në profilin e tij në Twitter.

“Pas raundit të zakonshëm të tamponëve të kryer këtë mëngjes për anëtarët e ekipit, rezultoi me Koronavirus Nikolla Maksimovic. Lojtari është asimptomatik dhe do ta vijojë periudhën e izolimit në shtëpinë e tij”.

Me një fjalë, mbrojtja e Gattusos në emergjencë totale. Të shtunën pasdite, kundër Spezia, “Ringhio” do të ketë vetëm dy lojtarë qendrorë, Manolas dhe Rrahmanin, dhe do të duhet të kuptojë se sa do të jetë e nevojshme për të rigjetur Koulibaly dhe ish-futbollistin e Torinos për javët e mbetura të kampionatit.

Kuptohet që me dëmtimin e dy qendrorëve titullarë aktivizimi i Rrahmanit të paktën në ndeshjen e radhës është i sigurt. Futbollisti Dardan, në këtë sezon ka luajtur në 12 ndeshje të Serisë A me Napolin, të cilit iu bashkua verë ne kaluar pasi përfundoi huazim 6-mujor te Verona