Gënjeshtra e madhe e Bayernit për Pogban

Paul Pogba te Bayern Munchen. Kjo është gënjeshtra më e madhe nga klubet e mëdha, në ditën e gënjeshtrave, 1 prillin.

Nëpër mediat gjermane ka qarkulluar një komunikatë që dukej se ishte origjinale nga klubi bavarez, ku thuhej se edhe zyrtarisht francezi i Juventusit ka kaluar te Bayerni.

Gjithsesi, një gënjeshtër që tifozët e Bayernit do të dëshironin që të ishte e vërtetë. /Gazeta Olle