Komuna e Prishtinës ka shpallur sot Laureatët e Vitit në Prishtinë për vitin 2021.
Çmimi i gjyqtarit më të mirë i ka takuar Genc Nuzës për të cilin kjo është hera e pesë që fiton në kryeqytet.
Nuza është ndjerë humb i nderuar për këtë mirënjohje me shpresë së edhe në të ardhmen do të jetë në podium.
“Shumë i nderuar të pranoj çmimin si gjyqtari më i mirë në Komunën e Prishtinës për vitin 2021. Kjo është hera ime e pestë që pranoj këtë çmim dhe ndjenja është e njëjtë sikurse herën e parë.
Kryeqytetin, Prishtinën do të mundohem që në të ardhmen ta përfaqësoj edhe më denjësisht si në nivel vendor po ashtu edhe në atë ndërkombëtare”, ka shkruar Nuza pasi ka pranuar çmimin.