Genc Nuza ka kryer me sukses kontrollet fizike në Maltë.
Gjyqtari kosovar do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për grupmoshat U19.
Kjo është hera e parë që një gjyqtar nga Kosova merr pjesë në një ngjarje kaq të madhe nga UEFA.
“Sot në Maltë përfundova me sukses kontrollimet fizike, i gatshëm për fillimin e kampionatit evropian për grupmoshën U19”.
“Krenar të jem pjesë e një evropiani duke përfaqësuar gjyqtarët dhe futbollin e Kosovës”, ka shkruar Genc Nuza. /Gazeta Olle/