Genc Nuza flet pasi do të bëhet gjyqtari i parë kosovar që drejton ndeshje në Ligën e Kampionëve

Për herë të parë që nga anëtarësimi i FFK-së në UEFA e FIFA gjyqtarët kosovarë do të ndajnë drejtësinë në garën elitare të futbollit evropian – Liga e Kampionëve.

Është gjyqtari Genc Nuza, me asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimi, si dhe gjyqtarin e katërt, Dardan Çaka, të cilët janë deleguar nga UEFA për ta ndarë drejtësinë në ndeshjen e raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, ndërmjet skuadrës kampione të Kroacisë, Dinamo Zagreb dhe kampionit të Islandës, Valur, shkruan Gazeta Olle.

Për këtë ka komentuar edhe gjyqtari i mirënjohur kosovar, Genc Nuza i cili përmes një postimi në ‘Facebook’ shprehet shumë i lumtur për debutimin e tij në Champions League.

“Jam shumë i lumtur që do të debutoj në garën më prestigjioze në botë Champions League, dhe njëherësh do të bëhem gjyqtari i parë që do ta përfaqësoj shtetin e Kosovës në një garë dhe ndeshje kaq të rëndësishme. Shpresoj që nga stadiumi Maksimir unë dhe kolegët e mij të arrijmë objektivin të cilin e kemi përpara nesh. Na prift e mbara!”, ka shkruar Nuza.

Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën, në orën 20:00, në stadiumin “Maksimir” në Zagreb. /Gazeta Olle/

Ramadani zbulon qëllimin e Prishtinës ndaj Ferencvarosit

Malisheva zyrtarizon dy futbollistë, njëri vjen nga Llapi e tjetri nga Drenica