Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në Ligën e Konferencës

Gjyqtari Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës për herë të dytë që nga debutimi i tij në arenën evropiane.

UEFA ia ka besuar Nuzës ndeshjen ndërmjet skuadrës bullgare, Ludogorets dhe asaj sllovake, Spartak Trnava, në kuadër të Grupit H, e cila zhvillohet të enjten në Razgrad, në orën 18:45. Nuza do të jetë gjyqtari kryesor ndërsa do ta asistojnë Bujar Selimaj e Fatlum Berisha, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella. Ndërkaq, në VAR do të jenë gjyqtarë zviceranë.

Gjithashtu Genc Nuza është i përfshirë edhe në programin “Mentor&Talent”, ku janë të përfshirë 20 gjyqtarët më perspektivë evropianë për edicionin 2023/24.

Rapidi reagon: Mungesa e Rrahmanit nuk ka të bëjë me incidentet e ndodhura në ndeshjen e kombëtares

Ergyn Ahmeti më i miri i xhiros së pestë në Albi Mall Superligë