Genc Hyseni: Dështimin duhet ta pranojmë të gjithë (FOTO)

Drejtori sportiv i Ferizajt, Genc Hyseni, ka deklaruar se të gjithë kanë fajë për largimin e skuadrës nga Vala Superliga.

Ferizaj u mund nga Vllaznia e Pozharanit, pas gjuajtjeve nga penalltia, në ndeshjen e barazhit.

“Dështimin duhet me pranuar gjith së bashku, ne si kryesi e deri te i fundit. Ne jemi munduar me gjet më të mirën, i jemi ofru klubit në situatën më të keqe dhe pa asnjë interes, dhe në fund nuk ja dolëm, ndoshta edhe nuk kemi pasur fat, por edhe jemi dëmtuar në disa ndeshje. Unë prap i falënderoj gjithë ata që e ndihmuan klubin dhe falënderimin më të madh tifozëve tanë UJQIT që në çdo ndeshje kanë qenë përkrah klubit tone, që aq shumë e dashtën, respect”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Ai ka një porosi edhe për ata që iu gëzuan dështimit.

“Në fund, atyre që e deshën dështimin dhe që s’ dhanë asgjë kurrë për klubin tone, ju uroj dështimin”, ka shtuar drejtori sportiv i Ferizajt.

ferizaj salihu vllaznia ferizaj ferizaj ferizaj vllaznia ferizaj