Genc Hoxha e do Muhaxhirin te Istogu

Me t’u zyrtarizuar trajner i Istogut, Genc Hoxha, ka zbuluar lojtarin e parë që dëshiron ta sjell tek ‘Troftat’.

Ai kërkon portierin e Vëllaznimit, Altik Muhaxhirin, të cilin dëshiron ta sheh në portën e Istogut.

“Po, planifikoj t’i marr në Istog dy-tre futbollistë me të cilët kam punuar deri më tani. Në mesin e tyre është portieri, Altik Muhaxhiri, emra tjerë nuk mund të përmend”, u shpreh Hoxha për Zërin.

Trajneri i mirënjohur ka kërkuar që edhe Besnik Krasniqi, i cili dha kontribut të madh në gjashtë muajt e fundit, të vazhdojë kontratën me Istogun.