Genc Hoxha lë jashtë Mevlan Zekën

Autoriteti është arma kryesore e tij, andaj e përdorë atë edhe nëse bëhet fjalë për sulmuesin kryesor të skuadrës. Trajneri i Vëllaznimit, Genc Hoxha, vazhdon ta lë jashtë skuadrës së parë sulmuesin Mevlan Zeka.

Sulmuesi gjakovar nuk u bind që të stërvitet me ekpin kuqezi pa e marrë një pjesë të parave që ia kishte borxh kryesia e klubit, andaj një gjë të tillë tani duhet ta paguajë.

“Zeka nuk ka qenë i rregullt në stërvitje dhe momentalisht nuk e kam ndërmend ta ftoj. Ai do të grumbullohet në skuadrën e parë vetëm kur të jetë 100% i gatshëm. Lojtarët tjerë kanë stërvitur, ata janë të gatshëm dhe ata do të luajnë”, deklaroi Genc Hoxha për Gazetën Olle.

Hoxha nuk e ftoi Zekën në ndeshjen ndaj Prishtinës dhe nuk pritet ta bëjë një gjë të tillë as për takimin ndaj Feronikelit. /Gazeta Olle