Genc Hoxha ka një kërkesë të veçantë për derbin me Prishtinën

Vëllaznimi dhe Prishtina sfidohen nesër në stadiumin e qytetit në Gjakovë, kurse trajneri i skuadrës gjakovare, ka një kërkesë të veçantë.

Ai po kërkon nga lojtarët e tij që nesër të bëjnë një ndeshje të madhe, përkundër vështirësive financiare që e përcollën në muajt e fundit.

“Përkundër problemeve që na përcollën prej përfundimit të sezonit vjeshtor dhe përkundër faktit se sezonin pranveror e nisim pa 8 lojtarë që na kane shkuar, konsideroj se jemi të gatshëm ta sfidojme këtë Prishtine kualitative”, thotë Genc Hoxha, një ditë para ndeshjes.

“Unë kam besim se futbollistet e mi të përkrahur nga tifozët tanë do të arrijnë ta bëjnë një lojë të madhe përballë Prishtinës dhe jam optimst se do ta kalojmë pozitivisht këtë ndeshje” shtoi trajneri gjakovar.

Vëllaznimi – Prishtina nis në ora 13:00. (Gazeta Olle)