Genc Hoxha: Ja si na mundi Feronikeli

Trajneri i Vëllaznimit, Genc Hoxha, është ndarë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij vetëm në pjesën e parë, duke thënë për ‘Supersport’ që kuqeznjtë ‘ranë’ pasi e pësuan golin e dytë.

“Deri në momentin kur e pësuam golin e parë, skuadrat ishin të barabarta në fushën e lojës. Na kushtuan dy gabime në momentin e dy golave dhe kaq mjaftoi për t’u mposhtur. Fitorja e Feronikelit ishte e merituar dhe unë ju uroj suksese atyre”, deklaroi Hoxha.

Vëllaznimi në xhiron e ardhshme e pret Kosovën e Vushtrrisë në shtëpi.