Gaziantep publikon formacionin për ndeshjen e parë në edicionin e ri, ky është vendimi për Valmir Veliun

Superliga e Turqisë është rikthyer në aksion për edicionin e ri 2022/23. 

Skuadra e re e Valmir Veliut, Gaziantep luan si mysafire e Sivasspor në ndeshjen e parë sezonale, me fillim nga ora 18:15, shkruan Gazeta Olle.

Anësori kosovar pati paraqitje fantastike gjatë miqësoreve parasezonale me skuadrën turke.

Megjithatë, Veliu nuk do të jetë startues në duelin e parë. Ai e fillon ndeshjen si rezervist, por debutimi i tij në elitën e futbollit turk mund të vijë gjatë pjesës së dytë.

Këta janë të besuarit e trajnerit Erol Bulut në ndeshjen ndaj Sivasspor. /Gazeta Olle/

Shkëlqyen në “International Football Tournament”, tre talentët e 2 Korrikut marrin ftesë nga skuadra e madhe turke

Everton – Chelsea, formacionet zyrtare