Gazi lotsjellës ndërprenë ndeshjen

Derbi i Kupës së Libertadores mes Boca Juniorsit dhe River Plates është ndërprerë të enjten mbrëma. Shkak për këtë është bërë gazi lotësjellës i hedhur nga tifozët.

Futbollistët e kishin të vështirë ta vazhdonin lojën, për shkak të dhimbjeve të syve.

Ndeshja i takonte 1/16 së Kupës së Libertadores, kurse skuadrat janë rivale të mëdha edhe në Argjentinë.