Gazetarja seksi nga Italia në lidhje me super-yllin e Series A?

Ibra në lidhje me gazetaren e famshme? Një thashethem i bujshëm ka “ndezur” verën e 2020-ës, pasi siç raporton revista “Chi”, mes sulmuesit Zlatan Ibrahimovic dhe gazetares së njohur Diletta Leotta ka nisur një romancë prej pak kohësh.

Gjithçka nisi kur një kompani fitnesi zgjodhi pikërisht sulmuesin 38-vjeçar dhe bukuroshen italiane si imazh të një spoti publicitar, ndërsa tani brime për “Chi” kanë konfirmuar se Diletta dhe Zlatan janë parë të darkojnë në Sardegna.

Gazetarja, njëherit modelja 29-vjeçare, që është edhe imazh i transmetuesit të kampionatit italian DAZN, është single.

Ajo prej disa kohësh është ndarë nga boksieri Daniele Scardina.

Ndërkohë, Ibra është i martuar me Helena Seger, lidhja me të cilën zgjat prej thuajse 20 vitesh.