Gazetarja angleze me akuza të rënda ndaj Mourinhos, kjo është arsyeja

Lind një polemikë e re rreth qëndrimeve të José Mourinhos, i akuzuar si seksist nga një gazetare angleze.

Historia i referohet periudhës së tij të fundit te Tottenhami. Trajneri portugez është akuzuar publikisht këtë herë nga gazetarja Beth Fischer.

Sipas asaj që u raportua nga personi në fjalë, trajneri aktual i Romës ka shfaqur një qëndrim të hapur seksist. Dy burime të ndryshme i kishin thënë asaj që “Special One” nuk dëshironte në asnjë mënyrë që skuadrave e femrave të Tottenhamit të stërvitej afër ekipit që drejtonte Mourinho.

“Ai donte që ata të stërviteshin në një fushë sa më të largët, nuk donte t’i dëgjonte ato”, sigurojnë burimet e Beth Fischer. “Special One” ishte trajner i skuadrës londineze mes viteve 2019 dhe 2021.

Pas fitores ndaj Qipros, Kosova mposhtet nga Luksemburgu

Zyrtare: Llapi përforcon shtabin teknik me Andi Kullin