Gazetari zbulon të ardhmen e Ronlados

Gazetari i njohur i sportit nga Spanja, Guillem Balague, ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.

Për të ardhmen e portugezit kohëve të fundit kanë qarkulluar shumë spekulime.

Sidoqoftë, gazetari i njohur ka insistuar se fituesi i Topit të Artë do të mbetet te Reali edhe për sezonin e ardhshëm.

“Ronaldo do të jetë lojtar i Realit edhe sezonin e ardhshëm, 100 për qind”, ka thënë Balagua për ‘Sky Sports’.

Ronaldo, që ka shënuar 42 gola në 40 paraqitje për klubin sivjet, është i lidhur me një rikthim te Manchester United.