Xhixho theksoi se golat që Broja ka shënuar me Shqipërinë janë për aftësi individuale.
“Unë tani po ju zbuloj se çfarë ka thënë Armando Broja në rrethin e ngushtë. Ai ka thënë se për sa kohë që të jetë Reja si trajner, nuk do të vijë më në Kombëtare. Nuk është 100% e sigurt, por janë nga burime të afërta.
Madje ndaj Polonisë, Broja u nervozua dhe hodhi jelekun. Nuk ka marrëdhënie dashurie mes tyre. Ka kërkuar që gjithmonë të jetë titullar dhe Reja e spostonte vëmendjen. Broja është një lojtar shumë pak i shërbyer.
Po të shikosh golat e tij, janë aftësi individuale. Duket që ka një inat, që e nxjerr te ato goditje. Nuk i shërbejnë. Te Southampton janë gola skuadre. ”, u shpreh Xhixho