Gazetari i kërkon falje Shaqirit

Gazetari sportiv Michael Krogerus, i kërkon falje futbollistit nga Kosova, Xherdan Shaqirit.

Gazetari gjerman i gazetës ‘NZZ’ i kërkon falje Shaqirit, për faktin se e kishte kritikuar se ka bërë zgjedhjen e gabuar që kalojë në Stoke City. “Më duhet të ju kërkoj falje.

Në emrin e shumicës së gazetarëve sportivë. Në fakt ishte kështu: Në fillim ne ju patëm mbivlerësuar, e pastaj, nënvleftësuar. Në fillimet e para ne ishim magjepsur.

Ne nuk kishim parë për kohë të gjatë një lojtar të tillë me talent të veçantë dhe me një drejtpërdrejtshmëri të tillë të paimagjinueshme edhe jashtë fushës”, shkruan në një shkrim të gjatë Krogerus.