Gazetari gjerman zbulon defektet e Adnan Januzajt

Gazetari gjerman i gazetës ‘Kicker’, Thomas Hennecke, ka zbuluar disa prej defekteve të Adnan Januzajt, për shkak të të cilave, talenti kosovar nuk është duke u përfshirë as në 18-she në dy ndeshjet e fundit me Borussia Dortmundin.

20-vjeçari është huazuar nga Manchester United në Dortmund, mirëpo ende nuk e ka gjetur veten tek gjiganti gjerman, derisa së fundi nuk është përfshirë as në bankën rezervë.

“Në pozitën e tij në këtë moment janë dy lojtarë mjaftë t ëmirë si Marco Reus dhe Henrikh Mkhitaryan. Ata janë lojtar të klasit botëror, kurse Januzaj mund të konsiderohet si një talent i madh, por ai e ka ende një rrugë të gjatë”, thotë Hennecke, shkruan ‘sporza.be’, raporton GazetaOlle.com.

“Për më tepër, lojtari i Belgjikës ka një disavantazh fizik që prej se erdhi në Dortmund. Në Manchester United ai nuk ishte i përqendruar dhe nuk ishte stërvitur mjaftueshëm. Si rezultat i kësaj, ai kishte këtë mëngësi kundrejt bashkëlojtarëve të tij”, shton gazetari gjerman.

I pyetur se a ka gabuar Januzaj që kaloi në Dortmund, ai thotë se nuk guxon ta thotë këtë.

Hennecke po ashtu zbulon se talenti kosovar ka mangësi me këmbën e djathtë.

“Në dy aspekte të lojës së tij ai duhet të ndryshojë urgjentisht nëse dëshiron të luajë. Januzaj sipas mendimit tim nuk është jashtëzakonisht i shpejt, kurse Dortmundi luan kryesisht me qarkullim të topin. Januzajt i mungon eksploziviteti (shpërthimi) dhe dinamika e duhur”.

“Për më tepër Januzaj luan shumë me këmbën e majtë. Kjo e bënë shumë të parashikueshëm për kundërshtarin e tij. Ai duhet të luajë më shumë me këmbën e djathtë. Januzaj është quajtuar talent i madh, por unë mendoj se ai deri tash ka lënë një përshtypje zhgënjyese deri tani”, përfundoi ai. /Olle