Gazeta zvicerane Blick shkruan për çmimin e biletave deri në 500 euro për ndeshjen Kosovë-Zvicër

Gazeta e madhe zvicerane, Blick, ka shkruar për biletat në ndeshjen Kosovë – Zvicër të cilat po shiten në tregun e zi dhe se çmimi i tyre shkon deri në 500 euro,çmim ky shumë më i lartë sesa ai real.Kërkesat për bileta ishin shumë të larta,dhe ishin shitur për një kohë shumë të shkurtë, pasi dolën në shitje online nga FFK-ja.

FFK-ja me anë të një postimi,ka njoftuar opinion që të mos bien pre e mashtrimeve dhe keqpërdorimit të biletave pasi që ato janë të personalizuara dhe hyrja në stadium nuk do të jetë e mundur me biletë të shitur në tregun e zi.

Por sipas Blick, kërkesat në tregun e zi janë shumë të mëdha.

Kosova dhe Zvicra do luajnë sonte nga ora 20:45 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të “Euro 2024”.

Mbrotësja e Moldavisë,Violeta Mitul ka vdekur pas një aksidenti tragjik.

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Zvicrës me postim të veçantë:A jeni të emocionuar sa ne?