Ky medium është themeluar nga gazetarë me përvojë të gjatë në këtë profesion të shenjtë, derisa së fundmi ka ndërruar edhe pronarë dhe staf.
Gazeta Olle gjatë vitit 2021 ka shënuar rritje të madhe sa i përket vizitave në web për më shumë se 60 për qind.
E duke iu falënderuar lexuesve tanë të çmuar, Olle ka vendosur të bëjë ndryshime për të mirë, ku fillimisht është ndërruar logo.
Vetëm koha është ajo që nuk mund të mposhtet, për këtë edhe duhet të ndryshojmë!
Gazeta Olle sjell një rifreskim të imazhit për të gjithë adhuruesit e flaktë të sportit, në mënyrë që të jemi gjithmonë pranë jush në çdo moment dhe kudo që ju ndodheni!
Imazhi i ri i mediumit tonë është shumë më i lehtë dhe funksional për lexuesit derisa në të do të ketë në çdo kohë lajme të reja nga sporti vendor dhe ai ndërkombëtarë.
Prioritet i gazetarëve tanë do të jetë sporti vendor, pasi në këtë mënyrë do të rrisim edhe më shumë cilësinë në çdo sport.
Olle ka qenë shtëpia e gjithë sportistëve shqiptarë anë e mbanë botës, derisa do të jetë derë e hapur për çdo talent të ri për ta promovuar dhe motivuar me shkrime.
Në ndryshimin e pamjes së Gazetës Olle është një rubrikë e veçantë për femrat, ku do të ketë vazhdimisht lajme për gjininë e bukur që merren me sporte dhe që fatmirësisht viteve të fundit gjithmonë kanë arritur suksese të jashtëzakonshme për vendin tonë.
Rubrika ‘Legjionarët’ do të vazhdojë të jetë edhe në dizajnin e ri, pasi Gazeta Olle u kushton shumë rëndësi futbollistëve tanë që luajnë nëpër vende të ndryshme evropiane.
Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë gjithashtu do të kenë rubrika të veçanta, pasi këto dy ekipe janë krenaria më e madhe e shqiptarëve.
Show Bizi do të jetë një tjetër rubrikë që do të ketë rëndësi të madhe, pasi Olle do të sjell për lexuesit e saj më të rejat nga jeta e sporitstëve jashtë fushave ku ata veprojnë.
Ky është vetëm fillimi i një projekti dhe rrugëtimi të gjatë që do ta kemi së bashku, pasi Olle gjithmonë do të ecë me kohën.
Gazeta Olle, shtëpia më e madhe e sportit në Kosovë.
/Gazeta Olle/