Gavi mbyll sezonin, FIFA do të paguaj dëmshpërblim te Barcelona

Gavi mbylli sezonin pas dëmtimit të pësuar në gju gjatë ndeshjes Spanjë-Gjeorgji. Një takim pa rëndësi të madhe për vendin e parë në grup të Euro 2024

19-vjeçari i Barcelonës u largua nga fusha duke lotuar, ndërkohë që testet mjekësore konfirmuan këputjen e ligamentit të kryqëzuar të gjurit të djathtë. Që do të thotë se Gavi ka mbyllur sezonin dhe ka humbur pjesëmarrjen në Gjermani 2024.

Dëmtimi i mesfushorit ka zemëruar drejtuesit e kampionëve të Spanjës. Shtypi vendas shkruan se te Barcelona janë të tërbuar me drejtuesit e Federatës dhe stafin teknik të kombëtares spanjolle.

Pasi, sipas tyre, mund të evitohej aktivizimi i Gavit në këtë ndeshje të parëndësishme. FIFA do t’u japë katalanasve si kompensim rreth 3-4 mln euro, por asgjë nuk ngushëllon trajnerin Xavi. I cili duhet të bëjë pa shërbimet e Gavit deri në fundin e sezonit.

Ndërkohë, përpara ndeshjes me Gjeorgjinë, Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, deklaronte: “Gavi është hiperaktiv, ai dëshiron të luajë gjithmonë. Lojtarët e mirë nuk pushojnë kurrë, prandaj janë kaq të veçantë”.

Trajneri i Portugalisë me lëvdata të veçanta për Ronaldon

Maqedonia luan sonte për befasi me Anglinë