Gattuso pritet ta marrë drejtimin e skuadrës italiane, por atë e ndjek edhe ylli shqiptar

Gennaro Gattuso aktualisht është duke marrë më të mirën prej Napolit të tij dhe vetëm tre ndeshje larg fundit të sezonit, të kaltrit kanë rikuperuar shumë pikë dhe aktualisht janë të kualifikuar për në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

Mirëpo, kjo mund të mos mjaftojë që Gattuso të qëndrojë me të kaltrit edhe një vit teksa ka pasur shpeshherë mosdakordësi me presidenti De Laurentis.

Në këtë pikë ka ndërhyrë Fiorentina e cila është e gatshme t’i besojë Gattusos.

Mediat italiane prej kohësh flasin se kanë nisur bisedimet, ndërsa së fundmi kanë zbuluar edhe detajet e kontratës. Sipas tyre, Gattuson e pret një kontratë dyvjeçare me dy milionë euro në sezon.

Ndërkaq, drejtuesit vjollcë do të bëjnë të mundur që në Firence të tranaferohen dy të besuarit e Gattusos nga Napoli, si Elseid Hysaj dhe MatTeo Politano. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse kjo negociata që prek edhe mbrojtësin e kombëtares, do të zyrtarizohet.