Napoli do të luajë nesër nga ora 20:45 ndeshjen e fundit për këtë vit në Serie A ndaj Sassuolos.
E trajneri i Napolit, Genaro Gattuso gjatë konferencës për shtyp ka bërë një gabim tejet komik, përcjellë Gazeta Olle.
Gattuso është ngatërruar dhe ka thënë Milan-Sassuolo… për ta korrigjuar më pas në Sassuolo-Napoli.
Tekniku italian, si duket vazhdon të ketë nostalgji për skuadrën e Milanit në të cilën luajti por edhe ishte trajner për një kohë.
Më poshtë video e konferencës së sotme: