Gasperini nuk e pret aspak mirë lëndimin e Gjimshitit me Shqipërinë

Dëmtimi i Berat Gjimshitit në ndeshjen e përfaqësues shqiptare kundër Hungarisë, ka qenë një goditje e rëndë jo vetëm për kuqezinjtë, por edhe për klubin e tij.

Atalanta ka humbur një nga lojtarët më të qëndrueshëm në rreshtim, në një moment kyç të sezonit që mund të vendosë shumë gjëra si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve.

Për këtë situatë ka folur edhe trajneri Giampiero Gasperini, i cili para sfidës theksoi edhe fatin e keq të mbrojtësit shqiptar në një moment kur duhej shumë ndihma e të gjithëve.

“Kush kishte sukses me kombëtaren u kthyer i kënaqur, kush nuk luajti, më pak. Por është gjithmonë një kënaqësi e madhe për lojtarët, ftesa në kombëtare është një vlerësim i madh”.

“Gjatë javës erdhën pak a shumë të gjithë lojtarët, për fat të keq erdhi edhe ky dëmtim i Gjimshitit. E rinisim me një tur force prej 7 ndeshjesh, duke filluar me atë ndaj Empolit që është gjithmonë një fushë e vështirë”, tha Gasperini.

Ja si duket tabela në të dy grupet e Ligës së Parë, pas ndeshjeve të xhiros së tetë

Rikthim i ‘çmendur’ nga Milani, mposhtë Veronën dhe merr kryesimin në Serie A