Gashi: Refuzova Besën, por Istogu po fle

Mesfushori kryesor i skuadrës së Istogut, Kushtrim Gashi, e ka refuzuar takimin me Besën duke i dhënë përparësi Istogut, klub me të cilin dëshiron ta vazhdojë kontratën.

“Më ka ftuar Besa në takim por e kam refuzuar, sepse përparësi i jap Istogut. Mirëpo, nuk e di pse ky klub ende nuk ka lëvizur. Kjo mund t’i kushtojë Istogut sepse mund t’i ikin disa futbollistë”, theksoi Gashi për GazetaOlle.com.

Ai ishte i kërkuar nga Besa dhe Vëllaznimi edhe në afatin kalimtar të janarit, por vendosi të qëndroj në “Demush Mavraj”. /Olle