Gashi pranë epitetit ‘futbollisti i muajit’

Shkëlzen Gashi nuk ka rivalë në kampionatin zviceran. Sulmuesi kosovar i cili kryeson listën e golashënuesve me 20 finalizime është shumë pranë shpalljes lojtari i muajit mars në Superligën e Zvicrës.

Në një sondazh të hapur nga gazeta presitgjoze Blick se cili është futbollisti i muajit mars, Gashi kryeson me 47,5 % të votave duke mos patur kundërshtarë për fitoren finale pasi sulmuesi i Young Boys Guillaume Hoarau i cili pozicionohet i dyti ka grumbulluar vetëm 24% të votave.

Në garën për futbollistin e Muajit presitgjozja Blick përvec Gashit dhe ish sulmuesit të Paris Saint Germain, francezit Hourau ka rreshtuar edhe emra të tillë Moussa Konate i Sionit i cili ka grumbulluar 15,3% të votave, Munas Dabbur i Grasshopers dhe Edimilson Fernandes i Sionit.