Gashi: Nuk na lejoi policia të kthehem!

 Kryetari i Pejës, Art Gashi, ka dhënë arsyetimin e tij pas ndeshjes, në lidhje me mos vazhdimin e ndeshjes me Sigal Prishtinën.

Skuadra e tij nuk doli në parket, pas pjesës së parë.

“Fillimisht banka jonë u sulmua nga disa tifoz, ku ne kërkuam nga policia që fillimisht të krijojë kushte për zyrtarët tanë. Më pas kur ne deshëm të dalim në parket, nuk na lejonte policia të dalim”, deklaroi Gashi për GazetaOlle.com.

“Ne nuk ishim për të mos e vazhduar ndeshjen, ne dëshironim të na krijohen kushtet”, tha ai.

Pikërisht Gashi pati probleme gjatë pjesës së parë me tifozët, në pjesën ku ai ishte ulur bashkë me zyrtarët tjerë të Pejës. (Gazeta Olle)