Gashi nuk i frikësohet konkurrencës te Prishtina

Sulmuesi i Prishtinës Dren Gashi, i cili luajti i huazuar te Drenica, duke shkëlqyer në fanellën e drenicaseve pritet të kthehet këtë edicion te kryeqytetasit.

Ish-futbollisti i Ramiz Sadikut, në një prononcim për GazetaOlle.com, beson se këtë edicion do të rikthehet te prishtinasit, pas një edicioni të mrekullueshëm në të cilin kaloi te Drenica.

“Jam i sigurt se do të rikthehem te Prishtina, duke pasur parasysh lojërat të cilat i kam zhvilluar te Drenica, dhe mund të them se jam i gatshëm ta ndihmojë Prishtinën me shumë gola se sa kam shënuar te Drenica”, u shpreh fillimisht Gashi.

Ndryshe Gashi, thotë se nuk i frikësohet konkurrencën te kryeqytetasit. “Shpresoj se do të marrë shansin që të luaj me Prishtinën, për të treguar vlerat e mija. Nuk i frikësohem konkurrencës edhe pse ka lojtarë tejet kualitativ në ekip dhe me përvojë të madhe”, përfundoi Gashi.

Paraqitja e Dren Gashit te Drenica