Gashi: Në Drenicë vetëm për një rezultat

Njëri prej mesfushorëve më kualitativ në Kosovë pas luftës, Dugagjin Gashi, ka folur për skuadrën e tij Besën dhe rezutatet e fundit. Ai e vlerëson si të mirë nismën në pranverë. “Mendoj që ja kemi nisur shumë mirë kampionatit. Jemi duke krijuar shumë raste, por nuk jemi duke i realizuar. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, pasi jemi duke ‘luftuar’ në të dy fronet si për titull ashtu edhe për Kupë”, tha Dugagjin Gashi për Gazetaolle.com.

Gashi tregon se cilat skuadra së bashku me Besën I shen në ‘luftë’ për kurorën e më të merit.

“Mendoj që për titull siç po shihet që në fillim do të luftojnë, Prishtina, Feronikeli, Hajvalia dhe Trepça ’89. Mendoj që këto skuadra së bahsku me në do të luftojnë deri në fund për titull”,  deklaroi Gashi.

Besa bë fundajvë do të përballet me ish skuadrën e Gashit, Drenicën. Mesfushori pejan thotë se Besa do të udhëtoj vetëm për fitore.

“Do të jetë një lojë e fortë. Ne si në çdo ndeshje do të shkojmë për fitore edhe për kundër që do të jetë e vështirë, por ne i kemi objektivat tona që në çdo lojë të futemi për fitore”.