“Gashi ka karrierë të ndritur”

Baseli do të luajë të dielën në shtëpi me Zurichun, në kryendeshjen e fundjavës në Superligën e Zvicrës. Trajneri i Zurichut, ia ka frikën pikërisht Shkëlzen Gashit.

“Ai ka shënuar shumë gola. Gashi e ka treguar veten dhe tani ai ka një karrierë të ndritur përpara”, tha Urs Meier.

Gashi deri më tani ka realizuar 20 gola në Superligën e Zvicrës. (Gazeta Olle)