Shkëlzen Gashi ka shënuar 50 gola dhe ka 22 asistime në Raiffeisen Super League të Zvicrës.
Gashi është shpallur për të dytën herë golashëneusi më i mirë në Zvicër duke shënuar plot 22 herë. Me këto gola Gashi bëhet shqiptari me më së shumti gola në historinë e Ligës zvicrane, transmeton Gazetaolle.com.
Ai e ka kaluar për një gol ish- sulmuesin Milaim Rama që ishte dhe përfaqësues i Zvicrës.
Milaim Rama ka shënuar shumë gola për Thunin, por shumica e tyre kanë qënë në kategorinë e dytë.