Gashi i pakonkurrencë

Sulmuesin shqiptar nga Kosova, Shkëlzen Gashi, nuk ka konkurrencë në futbollin zviceran. Ai ndryshe është edhe anëtar i kombëtares së Shqipërisë, ka fituar shumicën e votave në një votim të hapur për futbollistin më të mirë të muajit mars nga portali Blick në Zvicër. Ai ka qenë bindshëm më i mirë se kundërshtarët dhe është shpallur futbollisti më i mirë i muajit mars.

Gashi që ka realizuar deri më tash 21 gola në fanellën e Baselit dhe prin në listën e shënuesve në Zvicër është votuar nga 23.412 veta nga 49.191 sa votuan gjithsej, ndërsa i dyti është Guillaume Hoarau i Young Boysit me 12 438 vota.