Gashi: Prishtinasit na fyen më rëndë se malazezët dhe maqedonasit!

Kryetari i KB Pejës, Art Gashi, ka thënë në ‘Interkativ’ që pritjen që ia bëri Sigal Prishtina klubit pejan, nuk ia bën shqiptari shqiptarit.

“Kemi luajtur në Mal të Zi, Maqedoni dhe në shumë vende tjera, mirëpo fyerje më të rënda se në Prishtinë nuk kemi dëgjuar kurrë më parë. Është e pakuptueshme se si e fyen ashtu shqiptari shqiptarin. Nuk kam pasur kurrfarë garancie, që dikush futet në parket për të na goditur me karrige, ashtu siç kanë bërë me Trepçën”, ka thënë Gashi.

Komesari i Garave ia dha titullin kampion Sigal Prishtinës, pasi që Peja u tërheq nga finalja që u zhvillua të hënën nga parketi. /Gazeta Olle