Gashi është i bindur në një gjë

Istogu është treguar skuadër e fortë për shumë pretendent të Superligës, ndërsa prej skuadrave që luftojnë për mbijetesë është në pozitën më të mirë. ‘Troftat’ shënuan fitore kundër Ferizajt të shtunën, ndërsa golat u shënuan nga Fatlum Gashi dhe Kushtrim Gashi.

Ky i fundit është në vitin e dytë te Istogu dhe e njeh mjaftë mirë mentalitetin e skuadrës. Ai thotë se skuadra e tij do të arrijë të mbijetoj në Superligë.  “Kam shënuar në këtë ndeshje të rëndësishme me Ferizajn, por mendoj që ekipi po shkon shumë mirë ku secili futbollistë po e jep atomin e fundit, për të nxjerrë rezultat pozitiv”, pohoi Gashi për Gazetaolle.com.

“Ne deri këtu kemi arritur me djersën tonë dhe me angazhim. Kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund dhe besoj shumë që do t’ia dalim të mbijetojmë pa barazh. Kjo varet edhe nga tri ekipe tjera që janë në luftë me neve, por ne jemi më mirë aktualisht”, deklaroi Gashi.

Sipas Gashi skuadra që mund t’i rrezikojë më shumë është Vëllaznimi, duke mos e harruar edhe Dritën.