Gashi: Emocione të paharrueshme, golin për tifozët

Heroi i fitores së Shqipërisë kundër Armenisë, Shkëlzen Gashi, është shprehur shumë i emocionuar pas fitores së madhe.

“Sot i pata emocionet me të mëdha në karrierë. Golin ua dedikoj të gjithë tifozëve dhe bashkëlojtarëve. Besoj që do të kualifikohemi për në Kampionatin Evropian”, deklaroi Gashi.