Gashi e Morina, vazhdojnë me Istogun

Kushtrim Gashi dhe Besnik Morina do të jenë pjesë e Istogut edhe për një vit, pasi që i kanë rinovuar kontratat me klubin sot.

“Unë dhe Besniku i kemi rinovuar kontratat me Istogun. Jemi të kënaqur shumë me kushtet e ofruara dhe besojmë që do të do ta kemi një sezon të madh”, deklaroi Gashi për GazetaOlle.com.

Në këtë mënyrë, mesfusha e Istogut do të jetë pothuajse totalisht ‘Gash’-e, pasi që përpos Kushtrimit aty janë edhe Dugagjin e Fatlum Gashi. /Olle