Gashi drejt Sionit?

Mediat zvicerane raportojnë se Sioni është një nga mundësitë që mund të transferohet sulmuesi shqiptar Shkëlzen Gashi në merkaton e muajit janar.

Në Zvicër, skuadrat që kanë shprehur interes për shërbimet e sulmuesit janë të shumta, gjithashtu edhe Jong Bojs që ofron futbollistin Renato Stefen për kartonin e shqiptarit.

Gashi është parë të takohet me presidentin e klubit të Sionit Kristian Konstantin pas ndeshjes së Kupës, që mund të jetë presditendi i tij i ardhshëm.