Gashi: Çdo ndeshje finale, Besës i marrim pikë

Mesfushori i Istogur, Kushtrim Gashi ka vlerësuar lartë dy fitoret e marra me Hajvalinë dhe Trepçën ’89. Gashi thotë se tashmë radhën e ka Besa dhe se skuadra duhet të vazhdojë me këtë ritëm që ta arrijnë mbijetesën. “Jemi në formë të mirë. Ekipi ka një mentalitet fitues  dhe nuk po dorëzohet lehtë. Nuk do të thotë që kemi shpëtuar pas dy fitoreve,  pasi ka edhe shumë ndeshje deri në fund, ku secila ndeshje për në është një finale”, tha mesfushori Kushtrim Gashi për Gazetaolle.com.

Pas fitoreve kundër pretendetëve është rritur edhe vetëbesimi i skuadrës sipas Gashit.

“Po mendoj se janë dy fitore shumë të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit, pasi që Hajvalia edhe Trepça ‘89 janë dy ekipe të cilat prentendojnë për titull. Me këto dy fitore është kthyer vetbesini te lojtarët”.

Istogu në fundjavë do të përballët me fiqnjët e Besës nga ku Istogu kërkon pikë. “Besa është ekip  tjetër që lufton për titull. Ne do të futemi në këtë ndeshje më të stabilizuar dhe edhe me një pikë do të ishim ndarë të kënaqur”, përfundoi Gashi.

kusha