Garë e zjarrtë për inkuadrim në Superligë – Rezultatet dhe tabela në dy grupet e Ligës së Parë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 16-të në dy grupet e Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Asnjëherë deri më tani nuk ka qenë gara më e nxehtë për inkuadrimin në Superligë nga Grupi A dhe B, por edhe për mbijetesë.

Lideri aktual i Grupit A, Dinamo ka pësuar humbje nga Trepça ’89 me rezultat 0-1, derisa këtë e ka shfrytëzuar Suhareka që ka fituar 2-0 ndaj Rahovecit.

Aktualisht diferenca është vetëm dy pikë mes ferizajasve dhe suharekasve, derisa 89-shi mbetet e treta me 24 pikë.


Rezultatet dhe tabela në Grupin A:


Garë e ashpër po zhvillohet edhe në Grupin B, ku Ferizaj të premten u befasua nga Ulpiana duke pësuar humbje 2-3 përkundër paraqitjes spektakolare të Sokol Kiqinës i cili realizoi dy gola.

Prishtina e Re ka fituar derbin kryeqytetas ndaj 2 Korrikut me rezultat 0-1, derisa Vjosa është mposhtur 3-2 nga Ramiz Sadiku.

Prishtina e Re është lider i ri me 36 pikë, i ndjekur nga Ulpiana e Vjosa që kanë nga 34 derisa Ferizaj është në vendin e katërt me 32 pikë. /Gazeta Olle/


Rezultatet dhe tabela në Grupin B:

Ernest Muçi realizon golin e parë me Besiktasin

Interi merr fitore të lehtë në udhëtim te Lecce